“Ryshfet për Gazpromin”: Sali Berisha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ambasadës Ruse: – Ja çfarë më ofruat…
“Ryshfet për Gazpromin”: Sali Berisha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ambasadës Ruse: – Ja çfarë më ofruat…
18 MARS 2022
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur publikisht reagimit të Ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratën e tij se i ishte ofruar ryshfet për të “shtrirë” projektin e Gazprom në Shqipëri.
Njoftim shtypi!
Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot? Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.
2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon: “ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: -ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder; -Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman; -Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.
Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim. Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat!
Sb
Gazeta Sot