Sa e vjetër është Kështjella e Beratit?
Sa e vjetër është Kështjella e Beratit?
Janar 2022
Kështjella e Beratit është një nga kështjellat më të vjetra të Shqipërisë, e ngritur mbi një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së Osumit.
Vendbanimi protourban i shek.VII-V p.e.r. në trevën e fisit ilir të desaretëve, duke qenë në një pikë strategjike, u shndërrua në qytet-kështjellë.
Kështjella përmendet fillimisht me emrin Antipatrea në vitin 216 p.e.s.
Në shek.IX, kur ishte epiqendra e luftës kundër bizantinëve, u pushtua nga bullgarët dhe u quajt Beligrad (Qyteti i Bardhë).
Zgjerimi më i madh i saj u bë kur kështjella ishte qendër e Muzakajve në shek.XIV, kur u ndërtuan edhe dy mure në shpatin jugor të kodrës, që e lidhnin me Osumin.
Gazeta Dita