Sa efektive është vaksina kineze ”Sinovac”
Sa efektive është vaksina kineze ”Sinovac”
– 31.03.21
Vaksina CoronaVac, e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac, që po administrohet edhe në Shqipëri, është njoftuar të ketë një shkallë efektiviteti me 50.38% në Brazil.
Në deklaratën e bërë së fundmi nga Instituti Buhtantan, partner i prodhimit dhe hulumtimit të Sinovac, raportoi efektivitetin e vaksinës me 78% në raste të lehta, duke e përshkruar këtë normë si “efikasitet klinik”, informon abcnews.al
Për shkak të presionit për transparencë në publik, Instituti përdori termin “aktivitet i përgjithshëm” në shifrat e njoftuara së fundmi.
Instituti i Bhutantan shtyu lëshimin e rezultateve të provës tre herë për shkak të klauzolës së konfidencialitetit në kontratën e nënshkruar me Sinovac.
Në Indonezi, efikasiteti i CoronaVac u njoftua të jetë me 65.3%. Ndërsa në Turqi, sipas rezultateve provizore të testeve u raportua me 91.25%, informon abcnews.al.
Anëtari i Komitetit Shkencor Prof. Dr. Serhat alnal deklaroi më 25 dhjetor se efikasiteti i përgjithshëm i vaksinës u llogarit si 91.25% dhe se ata presin që kjo normë të rritet më tej në ditët në vijim.
Gazeta Shqiptare