Sa imunitet krijon vaksina tek ish-të infektuarit me Covid
Sa imunitet krijon vaksina tek ish-të infektuarit me Covid
6 PRILL 2021
Vaksina është 6 herë më efikase tek ata që e kanë kaluar Covid-in. Konfirmimi mbërrin nga një studim i kryer mbi personelin mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas analizave, rezulton se kushdo që është shëruar nga Covid, pasi bën edhe vaksinën, që pas dozës së parë, ka një përgjigje imuntare 6 herë më të lartë se dikush që nuk është prekur deri më tani nga koronavirusi.
Pra, vaksinimi e përforcon akoma më shumë mbrojtjen dhe e bën organizmin e njeriut të jetë i paprekshëm nga Covid-19.
Analizat kanë nisur në muajin dhjetor dhe kanë vazhduar deri në shkurt, duke monitoruar të dhënat mjekësore dhe përgjigjen imunitare të 237 personave pjesë e stafit mjekësor, që u vaksinuan në nisje të fushatës në Britani me vaksinën Pfizer.
Në 99% të rasteve pasdozës së parë të vaksinës përgjigja imuntare ishte e shumë e lartë, ndërkohë që kush e kishte kaluar tashme Covid, kishte një reagim antitrupash shumë herë më të theksuar.
Pavarësisht se në studim u bënë pjesë një numër I reduktuar vullnetarësh, ekspertët thonë se është një ndër studimet më të plota e të kompletuara të realizuara deri më tani mbi përgjigjen imunitare.
Gazeta Shqip