“Sa lekë duan…”/ Ja si Altin Hajri tentoi të nxirrte nga burgu kunatin Julian Gjoshi, mesazhet me ish deputetin
1 Dhjetor 2024
Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas pasditen e kësaj të diele në një lokal në Ndroq, është kunati i Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në Shijak.
Julian Gjoshi u arrestua në janar të vitit 2021 pasi u kap me armë teksa lëvizte me automjet në Tiranë. Gjoshi qëndroi për 11 muaj në paraburgim dhe më pas doli më 23 Dhjetor të vitit 2021.
Emri i tij përmendet edhe në dosjen ndaj ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Sipas SPAK dhe bisedave të zbardhura në Sky ECC, Alti Hajri i shkruan ish deputetit për të ndihmuar në lirimin e tij.
“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”, i shkruan Hajri.
Gazeta Sot