Sa shumë etje kemi për “llumë” dhe “këllirë”

2 dhjetor 2020

Nga: Mentor Kikia

Ndoqa një pjesë të emisionit “Open”. U diskutua për çështjen e mos-hapjes së negociatave, në atë pjesë që pashë unë. Sot po shikoja lajme në media online që i referoheshin këtij emisioni:

“Plasi sherri mes Grida Dumës dhe Frrok Çupi: O këllirë, o llum, o hiç”, “Jam themeluesi i partisë që ti fshin menderen moj”, “Ja çfarë i tha Grida Frrokut dhe Frroku Gridës”. Më pas në rrjet vijnë ata që lëshohen me sharje, ca ndaj Frrokut e ca ndaj Gridës.

I gjendur vetë shumë herë në të tilla mjedise, unë mendoj se kjo është forma më e shëmtuar e të bërit debat. Qytetarët që shikojnë një debat politik, presin të mësojnë se çfarë mendojnë, çfarë ideshë kanë ata njerëzit e “mençur” që janë ftuar aty. Por në fakt, çfarë ndodh?

Lajm nuk është fare as çfarë thuhet aty, as çfarë sygjerohet, por vetëm si u shanë, si u zunë, si u ofenduan…

Mark Marku, p.sh, ka një jetë që del nëpër studio, por lajm është bërë vetëm se i tha dikujt “ta fus me shishe kokës”. Padyshim edhe Frroku dhe Grida, kanë thënë gjera më të rëndësishme se ato fyerjet, por lajm u bënë pikërisht për fyerjet.

Pas çdo emisini, mediat sulen të bëjnë lajme të tipit: plas në studio, ja si e shau, ja si i tha, ja si e kërcënoi. Madje edhe vet programet i promovojnë këto ”lajme” në faqet e tyre.

Pse ka kaq shumë etje për sharje, për ofendime, për llum? Sepse kjo sjell më shumë audiencë, sepse kjo e tërheq më shumë lexuesin dhe shikuesin? Ndoshta! Dhe kjo bën që moderatorët ta kërkojnë audiencën tek sherri e jo tek idetë që duhet të dalin në një progm të tillë. Më i zoti nuk është ai që jep argumentat dhe idetë më të mira, por ai që nuk e lë kundërshtarin të marrë frymë, nuk e lë të flasë.

Debati i parë mes Biden dhe Trump, ishte i “Alla shqiptarçe”, por opinoni brenda dhe jashtë vendit i sul të dy kandidatëve dhe në debatin tjetër ata folën për planet që kishte secili për Amerikën.

Huazuar nga Fb: Mentor Kikia