– Sa testime ka kryer Shqipëria për 1 milion banorë?

4 prill 2020

Në situatën e vështirë në të cilën ndodhet globi i mbërthyer nga Covis 19, shumë vende kanë rritur numrin e testimeve për t’u përballur me pandeminë, ndërsa vende të tjera si Shqipëria, po kryejnë një numër shumë të ulët testimesh.

Izolimi pa testim është një sakrificë që nuk jep frute.

Agjencitë shëndetësore janë duke përditësuar të dhënat e tyre në çdo moment.

Deri në këto momente shifrat janë si më poshtë:

Shqipëria

Popullsia: 2.8 milionë

Testuar gjithsej: 2,200

0.06% e popullatës

803 për 1 milion banorë

Italia

9,000 për 1 milion banorë

Gjermania dhe Austria

11,000 për 1 milion banorë

Mbretëria e Bashkuar

2,000 për 1 milion banorë

Koreja e Jugut

8,000 për 1 milion banorë

Kanadaja

6.000 për 1 milion banorë

Belgjika

4.000 për 1 milion banorë

Franca dhe SHBA

Mbi 3000 për 1 milion banorë

Nga: Gazeta Dita