Sadik Bejko: – Shteti Bektashian i dëmshëm fetarisht dhe politikisht. – Ne jemi një grusht shtet, (mbledhur, lidhur si foshnja në djep).
Nga Sadik Bejko.
Jam i traditës bektashiane shqiptare. Nuk jam praktikant. Ruaj respektin për këtë drejtim të islamizmit.
Bektashinjtë janë besnikë të librit të shenjtë, të Kuranit, të formulës: ka vetëm një Zot dhe Muhameti është profeti i tij. Japin zekatin. Mbajnë Ramazan. Bektashinjtë shkojnë në Qabe. Vetë Kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj është edhe Haxhi. Baba Edmond Brahimaj është ndër të parët në sheshin Skënderbej sa herë falet namazi i Bajramit. Një bektashi nuk e ka të ndaluar të shkojë më xhami.
Ndryshimet e bektashinjve me synitë janë te disa praktika besimtare që ata i largojnë nga njëri-tjetri.
Nuk dua të zgjatem më tej me teori.
Por duke i veçuar bektashinjtë si model absolut i tolerancës, ne i kundërvëmë ata jo vetëm me myslimanët syni, por edhe me drejtimet e tjera fetare.
Kjo më duket gjëja më e pamend.
E dëmshme fetarisht dhe politikisht.
Ne jemi një grusht shtet, (mbledhur, lidhur si foshnja në djep) – shkërmoqja a konsolidimi i këtij shteti na duhet?
Huazuar nga FB: S. Bejko.