
“Safet Bajri i uli bre*et policisë së Ilir Prodës”/ Reagon ashpër Klodiana Lala
21 Shkurt 2025
Gazetarja Klodiana Lala me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër për Safet Bajrin. Lala shprehet se nuk duhet harruar që Safet Bajri është kreu i një bande dhe sjell rastin e një vajze që iu thye legeni.
Në statusin e saj, gazetarja shkruan se Safet Bajri i uli bre*et policisë së drejtuar nga Ilir Proda.
“Safet Bajri i uli bre*et te gjunjet policisë së Ilir Prodës!
Mos harroni njerëz, Bajri është kreu i një bande që i theu legenin një vajze se nuk iu dha lekët për të festuar ditëlindjen. Vajza shfrytëzohej në rrugë në Belgjikë! Masakrat në Shqipëri pastaj i keni dëgjuar vetë”, shkruan Lala.
Reagimi i Klodiana Lalës, vjen pasi Safet Bajri ka reaguar mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv. Bajri është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me masakrën e Dobraçit dhe sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.
Në një tjetër status, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër. Lala shkruan se për sekuestrimin e një automjeti të bandës së Izmir Sakicës asnjë nga shërbimet karotrec në Shkodër e Lezhë nuk pranonte të shkonte në Dobraç.
“RENEA duhet të sekuestronte një automjet të blinduar që iu përkiste anëtarëve të Bandës së Izmir Sakicës. Priti dy orë e gjysmë të shkonte karotreci i Policisë së Tiranës se asnjë biznes që ofron këtë shërbim në Shkodër e Lezhë nuk pranonte të hynte në Dobraç. Ilir Proda ku je? Di gjë për këto punë? Po të sfidon krimi”, shkruan Lala.
Nga: OraNews