Saimir Korreshi ia del të bashkojë demokratët në Lushnje, kandidat të përbashkët për Bashkinë
Saimir Korreshi ia del të bashkojë demokratët në Lushnje, kandidat të përbashkët për Bashkinë
Nga Julian Kasapi
21 Janar 2022
Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh bën bashkë demokratët lushnjarë.
Kreu i PD-së në Lushnje, njëkohësisht deputet i Kuvendit Saimir Korreshi ka organizuar mbrëmjen e sotme një takim të strukturave drejtuese të PD-së ku merrnin pjesë dhe grupi i rithemelimit të PD.
Në takim është debatuar dhe diskutuar per gjetjen e konsensusit për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit dhe këtë kandidaturë t’ua imponojnë drejtuesve të PD-së në Tiranë si dhe grupit të rithemelimit.
Komisioni i Rithemelimit në Korçë mbledhje brenda selisë së PD, i pranishëm dhe Ristani e Harxhi
Sipas Korreshit, Lushnja do ti imponohet Tiranës me një kandidat pasi kështu mund të fitohet bashkia.
Korreshi: Duhet të fitojmë bashkinë e Lushnjes, u detyrohemi demokratëve të Lushnjes. Ne duhet ti imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne çdo herë. Në rast se dalim me dy kandidatë propabiliteti nuk do jetë i madh. Me gjithë të burgosurit që ka Lushnja dhe të tjerë në ndjekje penale, kemi mundësinë tu kthejmë dinjitetin me një djalë të mirë demokrat lushnjar.
Ata që janë në SPAK nuk mund të kenë përballë dy demokratë që zihen me njëri-tjetrin. Të gjithë kanë dëshirë të fitojnë bashkinë e Lushnjes. Sot për mustaqet e Çelos duhet të gjejmë një demokrat. PD nuk ka kohë të humbasë. Po na shterojnë resurset. Nuk më duhet ndarja lart fare, kam dalë nga demokratët e PD Lushnjes, ata lart kanë hallet e veta. Nuk duhet kurrësesi që dy demokratët të zihen me njëri-tjetrin. Do të kandidojë në siglën e PD. Nuk ka demokrat pak blu dhe më shumë blu.
Oranews Tv.