Saimir Korreshi: – Në bashkitë që kanë probalitetin më të madh për të fituar, besoj do ta gjejnë konsensusin me njëri-tjetrin”
Deputeti i PD, Saimir Korreshi thotë se demokratët janë të lodhur nga drejtuesit dhe nuk do të pyesin më për to, por do të bashkohen vetë.
I ftuar në emisionin Java në Dritare TV, Korreshi tha se demokratët e kanë marrë një mësim më 6 mars, ndaj tani nuk do të veprojnë më njësoj.
“Demokratët nuk do të pyesin më për drejtuesit por do të bashkohen vetë. Besoj që do të bashkohemi pjesërisht.
Ne në Lushnje e kishim në plan edhe më 6 mars, por ndërhyri Tirana dhe gjërat nuk shkuan sikurse menduam.
Besoj se në disa rrethe, është gjetur gjuha e përbashkët, sepse është shembulli i 6 marsit, që nëse nuk hynë të bashkuar nuk fitojnë.
Në bashkitë që kanë probalitetin më të madh për të fituar, besoj do ta gjejnë konsensusin me njëri-tjetrin”, u shpreh Korreshi.