Sakndali i doktoraturave, pedagogu bën denoncimin: Pazare të turpshme, i marrin me…-
Pedagogu Sokol Abazi akuzon një kolegun e tij se ka fituar titullin e doktoraturës përmes botimit të artikujve shkencorë të vjedhur.
“Para disa kohësh disa studentë të mitë që studiojnë jashtë duke bërë kërkime në literaturë gjetën një kërkim të dy autorëve shqiptarë në një revistë prestigjiozë për leuceminë dhe kancerin e gjakut. Shikojnë që s’ka citim ku është bërë puna, cilët janë bashkëpunëtorët, dhe i drejtohen disa pedagogëve në gjermani për ti pyetur për autorësinë dhe cilësinë e rezultateve. nga komunikimi me ta rezulton se ata ishin përvetësuar në mënyrë të padrejtë dhe ishin botuar pa lejen e atyre që i kishin prodhuar këto rezultate, me fondet e qeverisë gjermane”.
Sokol Abazi, ish-pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, aktualisht pedagog në Institutin Kanadez akuzon Gledjan Cakën se e ka fituar titullin doktor përmes botimit të 3 artikujve shkencorë të vjedhur.
“Kanë qenë të gjitha me shpenzime personale. Nuk janë marrë as nga universiteti, as nga fakulteti nuk është aplikuar ndonjëherë për fond apo grant. Në qoftë se revista përkatëse do të m kërkonte më njofto se ku janë bërë punët do e bëja. nuk e kam parë si të udhës pasi punën e realizova vetë”, reagon Gledjan Caka.
Për Abazin, po aq fajtor sa pedagogu pranë departamentit të Bioteknologjisë, është edhe udhëheqësi i doktoraturës së tij, rektorin Mynyr Koni.
“Më e keqja është se me këto rezultate është bërë edhe një doktoraturë. Në këtë rast është vetë rektori që jep një shembull skandaloz. Tani ata kanë tërhequr publikimet, por duhet të merrte një mase sepse është ai vetë udhëheqësi. Është doktoraturë e bazuar në 3 publikime të vjedhura. universiteti rri në heshtje, ministria gjithashtu do prisja që të merrte masa”, thotë Sokol Abazi.
“Artikujt gjenden, janë edhe online. një artikull është botuar në buletinin e fakt të shkencave të natyrës, një në indi dhe një në Amerikë. Për aq kohë sa nuk kam pasur problematika nga revistat përkatëse që kanë gjykuar se puna ime është e saktë, të shkosh deri te pjesa që të kërkosh heqjen e gradës më duket shumë ekstreme”, thotë Caka.
Dikur pedagog në Fakultetin e Shkencave, Abazi thotë se me diplomat e doktoraturës në Shqipëri janë bërë dhe bëhen Pazare të turpshme.
“Vetëm te fakulteti i shkencave ku unë kam punuar janë shtuar mbi 30 persona në mënyrë private, pa kaluar në këshillin e profesorëve, vetëm me një copë letër që thotë rektori dekanit dhe ata futen. Ky është një tagër vetëm i këshillit të profesorëve dhe këshilli i profesorëve drejtohet nga një person që drejton tani UT. Gjëja më absurde është që fakti i infermierisë ka dhënë 300 doktoratura kur ka vetëm 4 profesorë. Del infermieri me gradë më të lartë shkencore se doktori. Kudo në botë infermieria mbetet në nivelin e shkollës së mesme, disa vende si tonat mund ta kenë fakultet, por kurrsesi doktoraturë”, shprehet Sokol Abazi.
Ministria e Arsimit ka detyrimin ligjor të kontrollojë mënyrën sesi universitetet i realizojnë diplomat e doktoraturës, por në vend që të bëjë këtë duket se është fshehur pas ligjit të ri të arsimit të lartë, me argumentin se ai parashikon autonomi universitare, duke ia faturuar edhe këtë përgjegjësi universiteteve.
Top Channel