Sali Berisha publikon foto-montazhin me gardistët e 2019, thirrje Ramës: – Edvin larg duart nga selia e PD!
Sali Berisha publikon foto-montazhin me gardistët e 2019, thirrje Ramës: – Edvin larg duart nga selia e PD!
19 Dhjetor 2021
Një ditë pasi shkoi në selinë e PD-së nga ku deklari shkarkimin e Lulzim Bashës, Ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetet sociale një fotomontazh, me një mesazh drejtuar kryeministrit Rama.
Në fotomontazh janë bashkuar dy foto! E para është tarraca e kryeministrisë ku qëndrojnë punonjës të Gardës fotot e protestave të opozitës në vitin 2019, dhe e dyta tarraca e godinës së PD-së një ditë më parë. Berisha nuk ka sqaruar ndjekësit e tij se fotografitë janë të bashkuara, ndërkohë që në godinën e selisë blu duken vetëm disa silueta!
“Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike! MiqNe nje akt te pashembullt, Kreu i Meduzes, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! Sb” – shkruan Berisha në postimin e tij.
Edhe dje Sali Berisha pretendoi për oficerë policie të Gardës që po ruanin kryedemokratin Basha në seli.
Fotoja origjinale qe mund te gjendet ne google.
Aludimet u hodhën poshtë nga Policia e Shtetit, që përmes një deklarate zyrtare tha se nuk është përfshirë në debatin e brendshëm të asnjë partie politike dhe se nuk ka pasur asnjë oficer në territorin e PD-së.
Në një postim të dytë Berisha kujton protestën që do të mbahet nesër në orën 16:00 para Kryeministrisë. “Protestë Kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit anti-kombëtar Rama-Vuçiç. E hënë, 20 dhjetor-16:00 mbledhja tek selia e PD-së dhe nisja drejt Kryeministrisë”, shkruan ai.
Gazeta Panorama