Sali Berisha sulmon Yuri Kim: Ajo që i përmend barin demokratëve…
Sali Berisha sulmon Yuri Kim: Ajo që i përmend barin demokratëve…
26 TETOR 2021
Nga Kavaja, ish-kryeministri Sali Berisha ndau lajmin se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit. Pasi dha lajmin, Berisha nuk la pa sulmuar dhe ambasadoren Yuri Kim.
Ai ka ironizuar deklaratën e ambasadores kur i kërkoi PD-së që të distancohet nga Berisha ndryshe “do hanë bar”.
“Kjo foltore, ky dialog, ka qëllime të mëdha, që askush të mos vendosë për ju. Të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë. Ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai që nuk pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmendin barin ju. Jo jo, vendosni ju vetë. Do e shihni çfarë do bëjmë ne. Ne do rikthejmë votën në PD. I bëj thirrje sekretarit dhe përfaqësuese ne Tiranë të mbledhin çdo fakt dhe ta dorëzojnë në gjykatë”, tha Berisha.
Gazeta Sot