
Sali Berisha udhëton më 7 prill drejt Strasburgut ne nje vizite Zyrtare.
6 Prill 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës do të zhvillojë takime të shumta.
Gjatë këtyre takimeve, Berisha do të prezantojë programin e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 11 majit.
Agjenda
10.00: Prezantimi në Grupin e EPP
11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE
12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA
13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE
15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian
16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez
17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division
18.00: Prezantim në Grupin e ECPA