![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/09/Makina-me-lule-e-Sali-Berishes.jpg?fit=1300%2C867&ssl=1)
Sali Berishën e ‘dëbojnë’ edhe nga vendi i tij në Parlament, e spostojnë në fund të sallës! – Militantët e PD ia mbushin makinën me karafila dhe i puthin dorën.
Sali Berishën e ‘dëbojnë’ edhe nga vendi i tij në Parlament, e spostojnë në fund të sallës! – Militantët e PD ia mbushin makinën me karafila dhe i puthin dorën.
10, shtator 2021
Ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD-së ka shkuar sot në seancë plenare, ku është pritur nga militantët të shumë demokrat.
Sali Berisha është shoqëruar nga tre deputetët të PD-së, Edi Palokën, Tritan Shehun dhe Flamur Nokën.
Këta të fundit e kanë shoqëruar gjatë hyrjes në Kuvend, ku Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës të cilin e cilësoi si “pazarxhi’ që “shiti PD-në”.
Pas ‘dëbimit’ nga Grupi i PD, Berishës i kanë zënë dhe vendin në Kuvend, teksa është parë që ai është ulur në rreshtin e parafundit të sallës së Kuvendit.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/09/Sali-Berisha-ne-dalje-te-Parlamentit-10-shtator-2021.jpg?resize=641%2C427&ssl=1)
Sali Berisha ne dalje te Parlamentit 10 shtator 2021
Vendin e tij e ka zënë nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që përkrah Berishës është ulur Tritan Shehu, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.
Gjatë daljes nga Kuvendi, Berisha është pritur me brohoritje dhe një militante i ka puthur dorën kreut të PD-së. (SHIKO VIDEON)
Ndërkohë që kanë lëshuar fyerje ndaj Lulzim Bashës, të cilin e kanë quajtur si “agjent të Soros”.
Gazeta Panorama