Salianji: – Basha në pazar me Ramën për “Zgjedhoren”, kërkojmë ndryshimin e komisionit
19 Janar 2024
I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se ka pasur një Pazar të hapur se doli vetë basha edhe pse donte ta mbulonte me një koperturë ndërkombëtare për ndërmjetësim,
Ai shtoi se një gjë e tillë doli një mashtrim duke bërë që të reagojnë edhe ambasadat kryesore në vend kundër tij, ndërsa theksoi se ka vetëm ndërmjetësim Rama-Basha.
Salianji: Ka pasur një pazar të hapur se doli vetë Basha edhe pse donte ta mbulonte me një koperturë ndërkombëtare për ndërmjetësim, por doli një mashtrim duke bërë që të reagojnë edhe ambasadat kryesore në vend kundër tij. Ka një ndërmjetësim mes Ramës dhe Bashës për ta thënë shkurt. Pse ku vendi është në këtë situatë kaotike është pikërisht ky komision sepse do të imponojë opozitën e vet dhe atë që i intereson.
Ai komision ka funksionuar me përfaqësues të të gjithë partive opozitare. Basha ka 7 deputetë dhe nuk mund të ketë 4 përfaqësues. Janë mbi 50 deputetë që kërkojnë një ndryshim të komisionit zgjedhor sepse nuk jemi dakord me atë aktualin. Nuk ka sens që të mbahet peng gjithë parlamenti për interesat personale të një grupimi që i shërben Edi Ramës. Asnjëra nga palët nuk bën dot ndryshim pa 84 vota.