Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin e TIMS: – 5 pasaporta kaluan kufirin pa kontroll! – Persona me rekorde kriminale i shpëtuan kontrollit të sistemit
Salianji thotë se në dëshminë e tij, ish drejtori i IT, sot në arrest shtëpie për daljen e të dhënave të sistemit TIMS, ka pohuar përpara deputetëve se TIMS është sulmuar edhe në 2021.
Kreu i komisionit hetimor solli edhe një tjetër dëshmi me dyer të mbyllura, atë të Ardit Muçes, ish-përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit që deklaronte se Ervin Muça u prezantua Drejtor I IT, përpara emërimit zyrtar të tij.
Sinkron Ervin Salianji Kryetar Komisioni TIMS“Ka ardhur zyrtari i shtetit këtu dhe e pyes unë, se ju s’kishit pyetje, për cilën arsye u hoqët nga ky pozicion. Përgjigjet Ardit Muça, drejtori i sistemeve, jam emëruar në datën 16. Janë kontradiktore dëshmitë. Ky zotëria të thotë që në datën 26 jam thirrur nga Ervin Muça, ishte drejtori, paraqitur në detyrë në datën 19 qershor, prezantuar te i gjithë stafi. Ndërsa dokumentet janë bërë në datën 27. Kush është ky njeri që bëhet drejtor pa marrë emërimin?”
Mes debateve, Komisioni Hetimor I TIMS vendosi mbylljen e hetimeve duke mos zgjatur afatin e tij, ndërsa raporti përfundimtar do të miratohet të martën, kur përfundon puna e komisionit.