– Salianji në Komisionin e Sigurisë: Kot bëjmë letra për ”Për informacionin e klasifikuar”. – Të gjitha të dhënat i kanë iranianët
22 Nentor 2022
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Sigurisë u shpreh se diskutimi duhet të niste për situatën e përmbytjeve. Ndërsa në rend dite ishte shqyrtimi nen për nen i projektligjit ”Për informacionin e klasifikuar”, Salianji u shpreh se është e kotë të diskutohet me këtë çështje pasi të gjitha dokumentet sekrete të shqiptarëve i kanë iranianët.
Më tej deputeti demokrat u shpreh se kjo qeveri ka bërë publike të gjitha vjedhjet, nga energjia tek porti i Durrësit.
“Ky komision duhet të niste me përmbytjet, qoftë për ti dhënë mbështetje trupave me uniformë apo pa uniformë që përballen aty me përmbytjen e shkaktuar nga qeveria për shkak të babëzisë për të vjedhur para.
Pr ligjet kalojnë njëherë në parim dy muaj para, pastaj vijnë nen për nen, sipas interesit të qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjet e ditës. Ca bëjmë letra kot ne për mbrojtjen e klasifikuar, kur të gjitha sekretet e shqiptarëve i kanë iranianët.
Dolën gjithë email-et e drejtorit të përgjithshëm të punonjësve, kanë dalë të gjitha në publik. Ju keni bërë publik edhe vjedhjen, po vjedh hapur ai, po vjedh me energjinë, po vjedh portin e Durrësit. Ne nuk mund të bëjmë sikur bëjmë diskutime të kota. Ne duhet ta nisnim nga situata e përmbytjeve”, theksoi Salianji.
Gazeta Panorama