Salianji tregon rrugën që do të ndjekë PD për të faktuar “masakrën zgjedhore”, debaton me Bushatin

30 PRILL 2021

Kandidati për deputet në listën e PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka folur në “Open” për veprimet që do të bëjë opozita pasi ka humbur në zgjedhjet e 25 prillit, rezultatin e të cilave e cilëson si “masakër zgjedhore”.

Salianji theksoi se do të merren me procese ligjore ndaj nuk dihet ende se cfarë vendimi do të marrë opozita.

Salianji: Ne do e ankimojmë nga pikëpamja ligjore. Do e ankimojmë në të gjitha instancat, në KQZ, në KAS, në Kolegj Zgjedhor pastaj duke marrë të gjithë pjesën e dokumentacionit, të pamjeve filmike, të gjitha procesit.

Ne do bëjmë gjithçka nga pikëpamja ligjore dhe nëse nuk funksionon, pa diskutim që do marrim vendime hap pas hapi. Jemi akoma pa përfunduar procesin, ju thoni çfarë do bëjë opozita.

Bushati: Nuk jam dakord me kronologjinë që bën Salianji sepse të gjitha këto janë procedurë. Sot është e mjaftueshme që opozita të kishte vendimmarrje politike ç’emër do i vërë këto zgjedhje. Nuk duhet t’ia aprovojnë gjykatat e Yuri Kim dhe Edi Ramës dhe e di se ç’vendim do marrin ata. Problemi është që sot të dhënat janë të mjaftueshme për një vendimmarrje politike. Pse nuk e merr Basha? A do ofertë, a do të vijë? Këtë nuk e di.

Gazeta Shqip