Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, data 6 dhjetor do të jetë ditë pushimi zyrtare
30 Nentor 2022
Data 6 Dhjetor do të jetë ditë pushim zyrtar për administratën dhe shkollat. Kështu është vendosur në kuadër të masave për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Gjithashtu janë marrë masa edhe për kufizim të lëvizjes së automjeteve duke qenë se një pjesë e mirë e akseve në kryeqytet do të jenë të bllokuara për shkak të perimetrit të sigurisë.
Po në këtë datë, Sali Berisha dhe deputetë të PD kanë paralajmëruar protestën e radhës kundër qeverisë, për t’i dëshmuar përfaqësuesve ndërkombëtarë problemet me të cilat përballët vendi jonë.
Policia e ka refuzuar lejen e kërkuar nga demokratët për protestë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës i ka propozuar atyre që tubimin ta zhvillojnë në sheshin “Skënderbej” dhe jo në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.
Gazeta Shqiptare