10 Janar 2025

Dosja për rikonstruksionin e 4 komisariateve ku nën akuzë është Plarent Ndreca dhe disa ish zyrtarë të tjerë ka dështuar pas më shumë se 3 orësh seancë  për shkak të volumi të lartë të materialëve hetimor.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtoresha e kabinetit në kohën e prokurimit, Elona Kokalari ka paraqitur një fotografi ku dukët një vend publik që fiksohet ish ministri brendshëm Sandër Lleshaj dhe Gjon Radovani, ky i fundit rezulton fitues i tenderit.

Në dosjen e SPAK u konfirmua fakti që Radovani kishte njohje më Lleshajn por në përfundimin e hetimeve emri i tij nuk rezulton si person me pozitë penale.

Sipas të dhënave nga hulumtimi nuk është bërë e mundur të provohet nëse Lleshaj kanë pasur biseda për tenderin në fjalë me Radovanin.

Burime për gazetarin e Ora News Edison Vatnikaj bëjnë me dijë se procedura e prokurimit publik është zhvilluar në vitin 2019 e ndërsa SPAK thotë se në këto rrethe e prezantoi Plarent Ndreca dhe Sander Lleshaj.

SPAK zbuloi se plani fillestar për projektimin e 4 godinave ishte me fond limit prej 55,2 mln lekësh por në ditën e fundit të vitit 2019 Ndreca që priste të firmostë  kontratën, konstatoi së shumë e projektuar nuk ishte aq sa ishte menduar por vetëm 35 milion lek.

Në këto kushte më u vunë në dispozicion rikonstruksioni i  dy komisariateve. Të njëjta burime shtojnë se brenda ditës u përpilua një kontratë më shumë prej 34.2 mln lekësh që sipas SPAK është fryrë qëllimisht.

“Në këtë Kontratë, konstatohet se tarifa e projektimit është rritur fiktivisht në vlerën 5,696,296.9 Lekë nga ajo e paraqitur në propozimin ekonomik në fazën e konkursit të projektimit”, thuhet në kërkesë për gjykim të SPAK.

Plarent Ndreca ish sekretar i përgjithshëm në ministrinë e brendshëm akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Seancën e radhës do të lexojnë edhe një pjese argumentet mbrojtëse dhe më pas do të jetë fjala e gjykatës nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim, apo do ti kthehet SPAK për hetime.

Ora News