Gjeneral Sandër Lleshi: – Leter Presidentit: – Ke te drejte. -Kërkon t’i hiqet grada Gjeneral. -Dua te behem minister!”. –
Gjeneral Sandër Lleshi: – Leter Presidentit: – Ke te drejte. Kërkon t’i hiqet grada Gjeneral. Publikohet letera.
-Dua te behem minister!”. –
Gjeneral Sandër Lleshi: – Leter Presidentit: – Ke te drejte. Kërkon t’i hiqet grada Gjeneral,si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm.
Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.
Në letrën me 14 pyetje që Presidenti Ilir Meta, i drejtoi Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, bëri publike dhe një nga arsyet kushtetuese të mosdekretimit të tij që herën e parë. Në letrën e tij për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kreu i Shtetit shkruante se duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.
“Duke qenë se, kandidatura e z. Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri i funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.
Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, thuhej në letrën e Presidentit.