Saraçi: Kuvendi i kthyer në një kongres të PS-së. – Nëse nuk zgjidhet ngërçi me mjete politike të kyçet
31 Tetor 2023
Në “Drejt” nga Luan Rama në ora News, Romir Saraçi tha se kuvendi është bërë një kongres partie, ku nuk ka diskutim idesh dhe debat e politike.
Saraçi: Nuk më shqetëson kjo dhunë në kuvend, por dhuna politike ndaj opozitës. Sigurisht që bën lajm. Bën lajm edhe kthimi i kuvendit në një kongres partie, ku nuk ka diskutim idesh dhe debate politike. Ka vetëm formacione që udhëhiqen nga lideri.
Vetë Rama nuk bën debat për ligje.
Ai nuk e respekton kuvendin, shkon, mban fjalën e tij dhe miratohet si në kongres partie. Prandaj opozita nuk duhet ta lejojë këtë gjë. Kemi një opozitë që ka kërkuar komisione parlamentare, një e drejtë kushtetuese. Ai është kuvendi i gardës.
Nëse nuk zgjidhet çështje me mjete politike, në kuvend të vendoset kyçi.
Nga OraNews