Sarkofag antik që dëshmon respektin ndaj gruas. –
Sarkofag antik që dëshmon respektin ndaj gruas. –
Kur një aristokrati që jetonte në afërsi të Klinës së sotme i kishte vdekur një familjare këtu e gati 2 mijë vjet më parë, angazhimi për varrimin e saj nuk kishte çuar në këmbë vetëm familjen.
Kishte shkuar madje edhe përtej mjeshtërve lokalë. Për ceremoninë mortore ishin angazhuar edhe mjeshtër nga Lindja, shkruan sot Koha Ditore.
Ishte porositur një sarkofag plumbi. Pos artit që është treguar me punë dore në këtë artefakt, aty zënë vend edhe shumë simbolika.
Vizitorët e ekspozitës së përhershme të Muzeut të Kosovës midis gjetjeve të tjera arkeologjike, në katin e parë të këtij institucioni kanë mundësi të shohin edhe sarkofagun e veçantë prej plumbi.
Aty jepet një shpjegim sipërfaqësor sikurse edhe për artefaktet e tjera. Secili prej tyre mban nga një histori më vete. E sarkofagu pos tjerash shpalos edhe respektin që i është bërë një gruaje pas vdekjes…
Gazeta Koha Ditore.