Sazan Guri bën paralajmërimin e frikshëm: Ju tregoj projektin që po përgatitet për të zhdukur këtë vend
Sazan Guri bën paralajmërimin e frikshëm: Ju tregoj projektin që po përgatitet për të zhdukur këtë vend
23 JANAR 2020
Ambjentalisti, Sazan Guri, thotë se minishengeni është projekti i 37 për zhdukjen e kombit dhe popullit shqiptar.
“Janë 36 projekte për të zhdukur këtë shtet, këtë vend, këtë komb. Nga viti 1844, projekti i parë i shtetit fqinj në veri që lobojnë bukur. Shqiptarët për nga veprat që bëjnë ja kalojnë gjithë Europës bashkë. 127 kryengritës kundër osmanëve nuk i bëri dot as Europa as Ballkani. Por shqiptarët shkruajnë shumë pak dhe mblidhen shumë pak.Këta bënë 20 takime për tu ndarë Kosova nga Serbia në rrugën legale. Shqiptarët e kanë mbiojetesën si popull i vuajtur dhe shumëvuajtur së bashku me izraelitët. Projekti i 37 është minishengeni. Projekti i 38 është fertiliteti për shkak të ushqimeve. Në katër produkte, 3 janë serbe sot. Jam pranë akuzës që ata ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që ti të mos kesh atë fertilitet natyror. Së fundi është projekti që të mos bashkohen”, tha ai në Ora News.
Gazeta Sot