Sazan Guri shpjegon teorinë e çuditshme për shqiptarët
1 Prill 2024
Mes shumë çështjesh të tjera, gjeologu bëri një konstatim të çuditshëm për shqiptarët dhe natyrën tonë.
Sipas Gurit, që në 1914-ën, një mizë cece ka pickuar dhe paralizuar trurin e shqiptarëve, dhe kjo është arsyeja pse jemi këta që jemi sot.
Sipas gjeologut, shqiptarët nga atëherë, nuk shkruanin, por vepronin. Ndërsa sot, shkruajnë pak, flasin shumë, por nuk veprojnë farë.
Mes të tjerash, Guri ka treguar edhe varësinë e shqiptarëve nga televizioni dhe neglizhencën ndaj librave./K.C/dritare.net