“S’do lejojmë askënd të na tërheqë prapa”- Rama: Kërcënimet kundër stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të rrezikshme
21 Gusht 2023
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se kërcënimet kundër stabiliteti dhe integritetit ndaj këtyre dy vendeve janë të papranueshme.
Rama shkruan se ashtu si Shqipëria, edhe këto dy vende janë aleatë të NATO-s dhe të përkushtuara për sigurinë dhe integritetin territorial.
Postimi i plotë:
Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.
Nga Gazeta Shqiptare