Seanca në Kuvend, Topalli: Teatër banal, Basha i kërkoi llogari Ramës pse nuk ka arrestuar Sali Berishën
Seanca në Kuvend, Topalli: Teatër banal, Basha i kërkoi llogari Ramës pse nuk ka arrestuar Sali Berishën
15 Tetor 2021
Ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, nuk i ka lënë shije të mirë debati Basha-Rama një ditë më parë në Kuvend, duke e cilësuar një shfaqje teatrale banale.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, Topalli deklaroi se Basha ndër rreshta i kërkoi llogari Ramës se pse nuk e arrestoi Sali Berishën përgjatë këtyre 8 viteve qeverisje.
Topalli argumenton pse Basha-Rama janë bashkë prej vitesh: S’ka demokrat që të lejojë ta shesin për herë të katërt
Topalli: Mjafton ti rikthehemi asaj që kemi parë dje në parlament, ishte gjëja më e shëmtuar që një njeri mund të shohë, një shfaqje teatrale që ishte dhe banale. Po të lexosh mes rreshtave, këta dy miq me njëri-tjetrin po luanin një teatër shumë të shëmtuar. Mes rreshtave Lulzim Basha po i kërkonte llogari atij pse nuk ke futur në burg Sali Berishën, ja kërkonte Edi Ramës. Pastaj quante bazën e tij dhe gjithë kontributorët dhe anëtarësin e PD i quante llum ashtu siç i kishte quajtur anti-amerikanë.
Po çfarë deklaroi Basha dje në Kuvend?
Topalli: Foltorja nuk është halli im, po i yti, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin të them se në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti pse nuk i arrestove ata 8 vjet? Apo sepse i ke ortakë, nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi t’i gradosh që t’i hedhësh kundër opozitës. Lojë e vjetër, mund ta kishe bërë 4 vite më parë se isha i ri dhe nuk t’i dija zakonet, por tani t’i di e gjithë bota. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë.
Nga OraNews