14 Tetor 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka qëndruar në SPAK për të paktën një orë pasditen e sotme.

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga çështja, kur pasi ka lënë SPAK, Agaçi ka preferuar të mos japë asnjë detaj rreth marrjes në pyetje.

Ai ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të orarit zyrtar ku është takuar me prokurorin Dritan Prençin i cili ka nën hetim çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

“Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, ka deklaruar gazetarja Lala.

Gazeta Panorama