![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/02/Sekretar-i-Pergjithshem-i-Keshillit-te-Ministrave-i-perfshire-ne-aferen-e-inceneratoreve.png?fit=657%2C407&ssl=1)
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave i perfshire ne aferën e inceneratorëve.- PD publikon videon dhe plas ‘bombën’: U vodhën 430 milionë euro nga…
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/02/Sekretar-i-Pergjithshem-i-Keshillit-te-Ministrave-i-perfshire-ne-aferen-e-inceneratoreve.png?resize=581%2C360&ssl=1)
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave i perfshire ne aferën e inceneratorëve
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave i perfshire ne aferën e inceneratorëve.- PD publikon videon dhe plas ‘bombën’: U vodhën 430 milionë euro nga…
20 SHKURT 2022
Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale përfshirjen e Engjëll Agaçit në aferën e inceneratorëve.
Përmes deputetes Ina Zhupa, PD ka publikuar një video-mesazh ku theksohet se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë:
Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.
Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.
Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/02/Sekretar-i-Pergjithshem-i-Keshillit-te-Ministrave-i-perfshire-ne-aferen-e-inceneratoreve.jpg?resize=774%2C513&ssl=1)
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave i perfshire ne aferën e inceneratorëve
A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!
Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Gazeta Sot