Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: – Gaza po bëhet varreza e fëmijëve
6 Nentor 2023
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antònio Guterres është shprehur se Gaza po kthehet në një varrezë për fëmijët.
Gjatë një apeli ku bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve në Gaza, ai u shpreh se Hamas po i përdor ata si mburoja njerëzore dhe ripërsëriti thirrjen për një pushim humanitar, transmeton La Repubblica.
“Forcat izraelite kanë vazhduar bombardimet që po godasin civilët, spitalet, kampet e refugjatëve, xhamitë, kishat dhe objektet e OKB-së, duke përfshirë strehimoret.
Askush nuk është i sigurt. Në të njëjtën kohë Hamasi dhe militantë të tjerë po përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe vazhdojnë të lëshojnë raketa pa dallim drejt Izraelit”,- është shprehur Guterres.
Gazeta Shqiptare