15 Shkurt 2025

Klementin Mile: PSD ka kritikat e saj në lidhje me qeverinë, ndaj hyjmë të vetëm në zgjedhje, ne duam të rrëzojmë modelin Rama, nuk jemi të bashkuar në një front.

Sekretar organizativ i PSD, Klementin Mile dhe deputeti i PD Luan Baçi ishin sot të ftuar në Programin e drekës në News24 ku folën në lidhje me aktualitetin politik dhe zgjedhjet e 11 majit.

Mile ka deklaruar se PSD do të garojë e vetme në zgjedhje ndërsa synimi i tyre do të jetë rrëzimi jo thjesht i një mazhorance, por i modelit “Rama” që sipas tij nënkupton mosdëgjimin e qytetarëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Klementin Mile: PSD ka kritikat e saj në lidhje me qeverinë, ndaj hyjmë të vetëm në zgjedhje, ne duam të rrëzojmë modelin Rama, nuk jemi të bashkuar në një front.
Modeli Rama pak e dëgjon popullin dhe e merr në konsideratë. Bën short cut-e duke anashkaluar institucionet. Ky model nuk duhet të vijojë, jemi për ë ofruar një alternative reale dhe jo populiste.
Në 2025, në zgjedhjet që na presin duhet të vendosim gurët e themelit për kthesën e madhe politike, sepse populli është i lodhur dhe nuk mund të durojë me katastrofa të tilla, 1 mln qytetarë në mbijetesë, 600 mijë të trajtuar me ndihmë ekonomike, pensionistët me zor kalojnë muajin.
Nuk mundet thjeshtë të bashkojmë radhët për të rrëzuar një njeri.

Baçi: Më gëzon fakti që do dalin të vetëm në zgjedhje, pavarësisht se nuk janë bashkë me opozitën. Vendimmarrje e respektuar që e bëjnë opozitën siç e mendojnë ata. Nuk e kisha informacion që janë në opozitë.

Balkanweb