Sekretarin amerikan Blinken nuk pret askush në aeroportin e Ankarasë. – Erdogan refuzon të takohet me Blinken
6 Nentor 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Turqi mëngjesin e sotëm për të diskutuar me zyrtarët turq mbi situatën e vazhdueshme në Gaza, çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Blinken vizitoi Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Bagdadin të dielën, mes frikës në rritje se lufta mund të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë rajonal.
Kryediplomati amerikan megjithatë mori një pritje të ftohtë në kryeqytetin turk, Ankara.
Ai nuk u prit nga asnjë diplomat turk i nivelit të lartë në aeroport.
Presidenti Erdogan gjithashtu nuk është planifikuar të takohet me Blinken.
Zakonisht, kur një Sekretar i Shtetit i SHBA-ve viziton Turqinë, ndodhin takime me presidentin, por situata është ndryshe këtë herë.
Pak përpara vizitës së Blinken, Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael për konsultime.
Erdogan ka sulmuar gjithashtu Netanyahun dhe ka kritikuar hapur SHBA-në për bashkëpunim në krimet e kryera nga Izraeli në Gaza.
Gazeta Dita