
Sekretarja për Çështjet e Drejtësisë Familjare në Venezuelës, Ponte: – Luftoni për demokracinë, sepse do t’ju heqin lirinë siç na i bënë neve
26 Prill 2025
Sekretarja për Çështjet e Drejtësisë Familjare në Venezuelës, Marry Ponte, e ftuar në takimin që PD-ASHM zhvilloi në Kavajë, u bëri thirrje shqiptarëve që të luftojnë për demokracinë në Shqipëri, pasi sipas saj, do të humbin çdo të drejtë njësoj si qytetarët venezuelianë.
Njësoj si shqiptarët të cilët kanë emigruar ajo përmendi dhe rastin e qytetarëve venezuelianë, të cilët janë 9 milionë që kanë emigruar, për arsye se i janë minuar të drejtat nga regjimi që është instaluar para 25 viteve.
“Unë quhem Marry Ponte jam nga Venezuale vendi prej të cilit jam larguar prej tete vitesh. Dhe dua të flas në bazë të përvojës sime.
Them sepse ne kemi 26 vite në një rrëgjimi cili erdhi me anë të votës dhe tani manipulon zgjedhjet, për të qëndruar në pushtet
Duke shkaktuar frikë tek ata qytetarë, të cilët duhet të votojnë për shkak të pasojave që mund të ndërmerren kundër tyre apo familjeve të tyre.
Jemi nëntë milionë shtetas jashtë vendit tonë të shpërndarë kudo në botë. Për arsye se nuk mund të qëndrojmë në vendin tonë të bukur dhe të madhërishëm.
Ku liria, demokracia dhe begatia na është vjedhur. Kështu do t’ju lutesha që të luftonit për vendin tuaj, të luftoni për lirinë, të luftoni për demokracinë, të luftoni për të drejtësinë dhe kurë mos hiqni dorë. Rroftë Shqipëria, rroftë demokracia dhe liria!”, tha Ponte.