
Sekuestrohen në Ankona 58 ton mbetje toksike, ngarkesa u nis nga Shqipëria
20 Shkurt 2025
Mbetjet, të deklaruara zyrtarisht si mbeturina alumini, në fakt përmbanin një përqëndrim të konsiderueshëm të zinkut, plumbit dhe bakrit që shkaktojnë toksicitet akut për mjedisin ujor.
Mbi 58 ton mbetje toksike, të importuara ilegalisht nga Shqipëria, u sekuestruan nga Guardia di Finanza italiane dhe Agjencia e Doganave në Portin e Ankonës në kuadër të operacionit “Metal Gate”.
Këto mbetje toksike u zbuluan nga policia italiane pasi u konstatua mospërputhje në dokumentacionin shoqërues gjatë një kontrolli të mallrave që po transportoheshin.
Nga: Gazeta Dita