
Selia e Kelcyrajve ne Kelcyre, Permet ne rrenim.
Selia e Kelcyrajve ne Kelcyre, Permet ne rrenim.
Kjo eshte e ngritur mbi rrenojat mesjetare dhe ma te lashta, por dhe ne vazhdimesi te selise se nje prej familjeve fisnike Arberore: Muzakajve.
Per rreth saj ruhen gjurme te dallueshme me vlera arkitektonike-arkeologjike te nje keshtjelle iliro-arberore ku shfaqen qartazi rrenoja te njohura si Kalaja Ilire e Këlcyrës.
Ndodhet në shpatin e Malit Trebeshina, perballe qytetit Kelcyre, dhe ka sherbyer per mijra vite ne ruajtje te Grykes se Mezhgoranit, ku ishte dhe arteria rrugore qe lidhte bregdetin me thellesite e tokave e qendrave tregetare dhe qyteteve Iliro-Arberore etj.
Kalaja Ilire e Këlcyrës ka një sipërfaqe 0.5 ha ne nivelin 500 metra mbi nivelin e detit.
Dallohen katër faza ndërtimi: shek IV-III p.e.r, shek III-V, shek. VI-XVII dhe fillimit të shek. XIX.
Në brendësi të kalasë ka korridore, galeri nëntokësore etj me mjedise banimi dhe fortifikimi.

Selia e Muzakajve-Kelcyrajve. Foto Anesti Jance, 2010.
Ruhen rrenojat me nje planimetri te sakte te selise se deres se vjeter te nje degezimi te Muzakajve. Keshtjella ilire dhe Selia e Muzakaj-Kelcyrajve eshte ne meshire te fatit dhe nuk ka nje plan dhe as mendim per restaurim dhe per ty kthyer ne nje qender te vizitueshme.
Shenim nga J. Brahaj.