Sëmundja misterioze e diplomatëve të SHBA. Prek edhe stafin në Bogota, pak ditë para vizitës së Blinken
Sëmundja misterioze e diplomatëve të SHBA. Prek edhe stafin në Bogota, pak ditë para vizitës së Blinken
13 TETOR 2021
Zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme të sëmundjes së njohur si “Sindroma e Havanës” në Kolumbi, pak ditë para vizitës së Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në këtë vend.
Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë prekur nga sëmundja misterioze, e cila shkakton një tingull të dhimbshëm në vesh, lodhje dhe marramendje.
Për herë të parë, simptomat janë raportuar në Kubë në vitin 2016 dhe prej asaj kohe diplomatët amerikanë në të gjithë botën kanë raportuar disa raste të tjera, përfshirë në Berlin.
Origjina e këtyre simptomave është e panjohur, me disa që spekulojnë se është një lloj arme.
Të martën, Wall Street Journal raportoi e para se emailet e dërguara nga ambasadori amerikan në Kolumbi Philip Goldberg konfirmuan një numër “incidentesh të pashpjegueshme shëndetësore”, ose UHI – termi i përdorur për “Sindromën Havana” nga qeveria amerikane, që nga mesi i shtatorit.
Presidenti kolumbian Iván Duque i tha New York Times se vendi po heton raportet. Ai shtoi se SHBA po udhëheq hetimin.
Amerikanët të cilët janë goditur nga “Sindroma Havana” kanë përshkruar një tingull intensiv dhe të dhimbshëm në veshët e tyre. Disa nga rreth 200 të prekur kanë vuajtur nga marramendja dhe lodhja për muaj me radhë.
Më shumë se gjysma e atyre që u prekën ishin punonjës të CIA -s, sipas Times. Raportet për “Sindromën Havana” dolën në ambasadën amerikane në Berlin. Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë duke u zotuar se do të gjejë “shkakun dhe kush është përgjegjës”.
Gazeta Shqip