Senatori amerikan: – Mund të rikthehemi në Afganistan! Ja çfarë mund të ndodhë në vijim.
Senatori amerikan: – Mund të rikthehemi në Afganistan! Ja çfarë mund të ndodhë në vijim.
6 SHTATOR 2021
Data 31 gusht ishte afati i fundit dhe një lloj ultimatumi i vendosur nga talebanët ndaj SHBA për evakuuimin e trupave amerikane dhe aleate në Afganistan. Por teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga tërheqja përfundimtare e trupave amerikane, senatori republikan Lindsey Graham tha për BBC se tani që amerikanët u larguan, Afganistani do të rikthehet në një strehë të sigurt për grupet terroriste, të cilat prej aty mund të planifikojnë sulme të ngjashme si ai i 11 shtatorit 2001.
“Kjo mund të bëjë që ne të detyrohemi të rikthehemi në këtë vend. Siç u kthyem në Irak dhe Siri, mund të rikthehemi në një formë apo në një tjetër edhe në Afganistan”- deklaroi ai.
Gazeta Sot