“Serbët janë pro luftës”/ Karamuço ngre alarmin: – Pas datës 21 nëntor në Kosovë po përgatiten skenarë…
15 Nentor 2022
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur alarmin, se në veri të Kosovës po përgatiten skenarë të mundshëm për përplasje pas datës 21 nëntor.
Duke iu referuar sondazheve dhe përgatitjeve të brendshme nga ana e Serbisë por edhe serbëve të Kosovës, Karamuço tha 70% e qytetarëve serbë janë ‘pro’ Rusisë dhe me anë të përdorimit të simboleve me shkronjën Z, kanë treguar një solidaritet me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Sipas tij ‘pas fillimit të luftës në Ukrainë, ka pasur 3 mijë apo 4 mijë shtetas rusë që banonin në Serbi, tani janë 70 mijë vetë, të cilët janë kontraktuar nga grupi Wagner si instruktorë për teknologjinë e re ruse të mjeteve ushtarake në Serbi’.
Profesori i kriminologjisë Karamuço përmendi dhe faktin që 104 operacione ushtarake dhe stërvitje nga 90 të planifikuara janë zhvilluar nga ana e Serbisë së bashku me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ndërkohë që Serbia ka dhe një buxhet të madh për shpenzime ushtarake. Tha ai në abcnews.
Sipas tij ka një skenar për përplasje dhe djegie të institucioneve pas datës 21 nëntor.
Gazeta Shqip