“Serbia do ta njohë Kosovën”/ Ish-diplomati britanik në Bosnje tregon planin: Tensionet do të vazhdojnë derisa…Ja çfarë thotë për “Shqipërinë e Madhe”
2 maji 2021
Timothy Less, ish-diplomati britanik në Bosnje ka deklaruar se Serbia do ta njohë Kosovën. Në një intervistë në televizionin “Face” në Bosnje Hercegovinë, ai u shpreh se “mund të ketë konflikt në Mitrovicën Veriore, Brçko dhe Mostar”.
“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjën. Serbia do ta njohë Kosovën për Republikën Serbe, ky është plani”, tha ish-diplomati britanik.
Ndër të tjera ai shprehet i bindur se “non-paper” nuk do të zbatohet.
“Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike. Evropa duhet ta marrë iniciativën. Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes “non-paper”. “Non-paper” nuk do të zbatohet derisa Biden është në pushtet. Sllovenët po testojnë reagimin ndërkombëtar me këtë letër”, theksoi Less.
Sipas tij “tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, ndërsa shtoi se nuk parashikon luftë”.
Ai foli edhe për “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se “unë nuk mbështes asgjë të madhe, koncepti i shteteve të mëdha është të formojnë bashkësi të shpërndara”.
“Ajo që unë shoh në të ardhmen janë shtetet komb pasi ato ekzistojnë kudo, kjo është ajo që dëshirojnë vërtet njerëzit në Republika Serbe. Derisa të plotësohen këto dëshira, rajoni do të jetë i tensionuar dhe i paralizuar”, u shpreh ish-diplomati.
Gazeta Panorama