11 Shtator 2023

Gazetarja amerikane Lily Lynch ka bërë një profil mbi politikën serbe dhe qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimet e Serbisë në raport me Kosovën.

Nëpërmjet një artikulli të publikuar të hënën në “Socialeurope”, Lynch, gazetare e mediumit “Balkanist Magazine” me qendër në Beograd, ka analizuar vizitën e Tucker Carlson, shoumen dhe personazh televiziv në ambasadën e Serbisë në Budapest.

Sipas Lynch, qasja e Vuçiçit ndaj Carlsonit mund të duket e pëlqyeshme dhe e lakmueshme por siç ka shkruar ajo, Serbia është vendi më antiamerikan në Evropë.

“Shkëmbimi (mes tyre v.j.) mund të duket i pëlqyeshëm, sa mund të harrohet, për momentin, se kjo qeveri serbe, që e shikon shumë në shtëpi një shfaqje amerikane – megjithatë, Serbia, nga të gjitha matjet, është vendi më antiamerikan në Evropë. Megjithatë, përgjithësisht një vend mikpritës për vizitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjenja ndaj politikës në Washington është krejt e ndryshme”, ka shkruar ajo.

Sipas gazetares dhe komentueses politike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka qenë e etur për t’i thelluar raportet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, “krahas natyrës autoritare të mbretërimit të tij dhjetëvjeçar dhe historisë së tij të errët politike”.

Gazeta Sot