“Serbia ka qenë në rrugën evropiane për dekada”, ministri serb: – Vetëm dikush që nuk di asgjë për Serbinë mund të na kërkojë njohjen e Kosovës
14 QERSHOR 2022
Ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas miratimit të raportit për Serbinë në
Komisionin për Politikë të Jashtme të PE, Vulin tha se kushdo që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj
Moskës tregon që nuk di asgjë për vendin e tij dhe është arrogant”, tha Vulin.
“Vetëm dikush që nuk di asgjë për Serbinë, që është arrogant ose që është deputet i Parlamentit Evropian,
ose të treja gjërat njëherësh mund t’i kërkojë Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë të
ashtuquajturën Kosovë, të gjitha në të njëjtën rezolutë”, është shprehur ai.
Sipas tij, Serbisë i kërkohet të ketë më shumë pluralizëm mediatik dhe në të njëjtën kohë të kërkojë
ndalimin e mediave, themeluesit e të cilave janë nga Rusia, sipas tij sepse bëjnë propagandë ruse.
“Serbia ka qenë në rrugën evropiane për dekada dhe duket se është koha e duhur që neutraliteti ushtarak
të shndërrohet në neutralitet politik. Nëse nuk është e qartë se pse, atëherë mos ngurroni të lexoni rezolutën
në të cilën kërkohet nga Serbia të bëjë atë që nuk mund dhe nuk dëshiron.
Serbia do të vazhdojë t’i përmbahet vazhdimisht parimeve të integritetit territorial, gjë që nuk mund të
thuhet për Bashkimin Evropian”, theksoi Vulin.
Gazeta Sot