Serbia kërcënoi se do sjellë ushtrinë në Kosovë, reagon me shpejtësi SHBA: Keni garanci të…
13 Dhjetor 2022
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor kundërshton në mënyrë të ashpër kërkesën e presidentit serb Vuçiç, i cili kërkon të kthejë ushtrinë serbe sërish në Kosovë. I pyetur në një intervistë për REL për qëndrimin e SHBA për këtë situatë të tensionuar në veri të Kosovës dhe për kërkesën e Vuçiç-it, ai ka thënë se SHBA është totalisht kundër kësaj kërkese dhe nëse do jetë e nevojshme ndërhyrja, do jetë në mbështetje për Kosovën.
“ E parë nuk e pres që Serbia të sjellë ushtrinë në Kosovë. E dyta, nëse kjo do ndodhi, Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA”, tha Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor.
Gazeta Shqip