Serbia kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
7 Shkurt 2024
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten, datë 08/02/2024 në orën 21:00.
Lajmi konfirmohet nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç për Radio Televizioni i Serbisë.
Kërkesa e Serbisë tërheq vëmendjen për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohisë, e cila është në kontrast të thellë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën e 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Nuk dihet ende nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.
Gazeta Dita