17 Shkurt 2024

Ish-përfaqësuesi special i SHBA për Kosovën, Frank Wisner, ishte i ftuar këtë të shtunë në një emision televiziv, ku foli në lidhje me progresin e aritur nga Kosova gjatë 16-viteve të pavarësisë.

Wisner tha se ende Kosova nuk e ka arritur njohjen e statutit të plotë dhe shtoi se e vetmja rrugë për ta realizuar është tryeza e bisedimeve.

Ish-diplomati nënvizoi se Serbia nuk e ka respektuar marrëveshjen e Ohrit, ndaj apeloi që Prishtina zyrtare të vijojë bashkëpunimin me aleatët për të rritur presionin ndaj Serbisë deri në njohjen finale.

“Për këto 16-vite nuk ka qenë e mundur të arrihet një njohje e statutit të plotë dhe që të jetohet në paqe dhe harmoni me serbët. Kjo është një punë në progress dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave. Mund të arrihet vetëm në kombinim mes Kosovës SHBA-së dhe BE-së. Serbia deri tani ka rrezistuar në negociata dhe nuk ka respektuar premtimet e marrëveshjes së Ohrit. Ka vetëm një rrugë përpara për të shkuar te tryeza e negocimit duhen bashkuar forcat me aleatët me BE-në me SHBA-të që të vijojnë t’i bëjnë presion Serbisë që të sillet në mënyrë të përgjegjshme në interesin e saj kombëtar”, tha Wisner.