Serbia po armatoset rëndë. Kë do sulmojë? Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët, rajonin dhe NATO-n. Listë e pafundme kontratash,
Serbia po armatoset rëndë. Kë do sulmojë? Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët, rajonin dhe NATO-n. Listë e pafundme kontratash,
12 Prill 2022
Për disa ditë me radhë raportohet për aeroplanët transportues ushtarakë kinezë që janë ulur në Beograd. Çfarë do të thotë kjo për sigurinë e shqiptarëve, Ballkanit dhe Evropës Lindore? Po për vetë NATO-n?
“Kina për herë të parë shfaqet ushtarakisht në qiejt e Evropës. Për të arritur deri aty është dashur të fluturojë mbi qiej të NATO-s. Pak muaj më parë Vuçiqi ankohej se vendet e NATO-s nuk i lejonin transportuesit ushtarakë kinezë të fluturonin drejt Serbisë. Tash kjo ndodhi. Anëtarët e NATO-s, Turqia e Bullgaria i lejuan aeroplanët kinezë” – thotë për DITA, Arbër Zaimi, publicist dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës.
Serbia është bërë në vitin 2020 vendi i parë evropian me armatim modern kinez. Ajo ka marrë dronët Wing Loong, sisteme të radarëve modernë, dhe së fundi sistemet raketore HQ22, homologu kinez i sistemeve amerikane Patriot.
Përveç kësaj Serbia ka zhvilluar programe modernizimi elektronik të aeroplanëve, sistemeve raketore, tankeve dhe artilerisë, kryesisht në bashkëpunim me Rusinë. Ndërkohë në 2022 në Serbi kanë ardhur tridhjetë tanke modernë nga Rusia “White Eagle”.
Nga Rusia kanë ardhur 6 aeroplanë MIG29 teksa 4 syresh nga Bjellorusia, në formë dhurate. Po nga Rusia është inportuar në Serbi sistemi raketor kundërajror “Pantsir” dhe ai kundërtank “Kornet”. Por jo vetëm kaq. Zaimi shton:
“Serbia në 2020 ka filluar negociatat për të blerë raketat “Spike” nga Izraeli. Negociatat kanë patur vonesa si pasojë e njohjes së Kosovës nga Izraeli. Serbia ka kërkuar të pajiset urgjentisht me dronë “Bajraktar” të blerë nga Turqia, dhe pretendon se ka marrë përgjigjje pozitive.
Po ashtu, Serbia po pret të furnizohet me 12 aeroplanë luftarakë modernë “Rafale” nga Franca. Më parë Serbia ka blerë prej Francës sistemin kundërajror “Mistral”. Në tetor 2021 Vuçiq tha se Serbia do të blejë armatim edhe në lindje edhe në perëndim e ku të mundet. Mbetet për t’u parë se a do ta furnizojnë Serbinë me armë vendet e NATO-s si Turqia e Franca”.
Këto vite, Serbia ka zhvilluar edhe industrinë e vet të armatimit, duke prodhuar dronë, blinda, tanke, sisteme raketore etj.
Ajo eksporton armë edhe për të siguruar përkrahje diplomatike. U raportua nga SHBA se pas grushtit të shtetit në 2021 Serbia furnizoi Birmaninë me raketa, teksa në po atë vit pati disa kontrata eksporti në vende të Gadishullit Arabik. Këto raportime nuk janë pranuar si të vërteta nga Serbia.
Po çfarë do bëjë NATO përballë kësaj?
“NATO ka premtuar si kundërpeshë krijimin e një baze ajrore në Shqipëri jugore dhe një baze të forcave speciale në Shqipëri të mesme. Ende ato janë në fazë projektimi.
Shqipëria e Kosova e kanë politikën e mbrojtjes tërësisht në linjë me BE dhe NATO. Serbia refuzon ta vendosë politikën e mbrojtjes në linjë me BE, ndërsa sa për NATO është totalisht kundër. Pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, sondazhet treguan se vetëm 20% e qytetarëve atje kishin qëndrim pozitiv për BE-në. Mbështetja për Rusinë është shumicë e madhe e opinionit publik” – thotë Zaimi.
Dritan Demiraj, ushtarak i lartë dhe ish-ministër i Brendshëm thotë se prokurimi, dergimi dhe së shpejti instalimi i raketave kunderajrore me rreze te mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve te tjera te sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjence te vazhdueshme nga Rusia, nderkohë qe Serbia pretendon statusin e vendit neutral, perbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinen.
Sistemi kunderajror HQ-22 eshte nje sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka nje rreze veprimi 50 m deri ne 27 km lartesi, rreze efektive deri ne 170 km dhe raketa me peshe 180 kg. Ky sistem eshte i njejte me sistemin KA rus S-300.
“Që nga viti 2020 dhe ne vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kane paralajmëruar Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3, por edhe per blerje te tjera armatimesh ofensive.
Tashme eshte e qarte per te gjithe diplomatet perendimore se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo thjesht shfrytezon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre eshte krejtesisht anti euroatlantik.
Si perfundim, keto zhvillime duhet te shihen me pergjegjesi nga qeverite tona sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, ne menyre qe te vazhdoje me tej investimi ne infrastrukturen e sigurise kombetare dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale te forcave tona te armatosura” – thotë Demiraj në shkrimin e publikuar sot në DITA.