“Serbia po e bën mizën buall”. –  Rama mesazh Vuçiçit nga Kosova: Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë…

27 SHTATOR 2021

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, e bëri të qartë se Shqipëria është krah Kosovës, në konfliktin e fundit me Serbinë, pas vendosjes së reprocitetit të targave.

“Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Kosova ka të drejtë, por bëri thirrje për dialog mes dy shteteve.

“Aplimi i reciproritetit të targave është një marrëveshje e arritur me kohë. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, i drejtë dhe i pandryshuar. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia po e bën mizën buall. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshjeje.

Ne kërkojmë që problemi të zgjidhët me dialog, jo me demonstrimin e forcave ushtarake”, tha Rama.

Gazeta SHQIP