Sërish protestë në Tiranë para ministrisë së Brendshme, kësaj here…
Sërish protestë në Tiranë para ministrisë së Brendshme, kësaj here…
20 DHJETOR 2020
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme.
Organizmi për protestë ka ardhur pasi sipas tyre janë ndaluar dhunshëm nga policia 4 aktivistë të kësaj Aleance, Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.
Regjisori Edmond Budina thotë se do të protestojnë për t’i thënë ndal dhunës së pushtetit.
“Duhet ti themi ndal dhunës së policisë së pushtetit. Policisë e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish. Ne nuk duhet të friksohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz që kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një dhunë shtetërore që frikëson qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne nuk kemi frikë, do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do ta ulim kokën”,tha Budina për News24.
Gazeta Shqip