Sërish qindra viktima nga COVID në Itali, shpërthejnë infeksionet edhe në Greqi

23 DHJETOR 2020

Në Itali vijon të jetë shumë i lartë numri i viktimave nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore raportuan se gjatë 24 orëve të fundit, 553 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 70,395 viktima.

Ndërsa numri i rasteve të reja ka arritur në 175,364 të prekur gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi i mirë është se sipas autoriteteve shëndetësore numri i pacientëve të shtruar në kujdes intensiv është në në rënie.

Rriten rastet e infeksioneve në Greqi

Situata paraqitet shqetësuese edhe në Greqinë fqinje ku janë shënuar 937 raste të reja me virus, nga të cilat 5 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendi.

Autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 62 pacientë, duke e çuar numrin e vdekjeve në 4402.

Ndërkohë që 495 pacientë  tanë po trajtohen në intubim, 832 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gazeta SHQIP